Kosova
Refuzimi i Thaçit për të dëshmuar për deportimin e turqve, merr vëmendjen e medieve ndërkombëtare
Refuzimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të dëshmuar lidhur me deportimin e 6 shtetasve turq, ka marr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
The Associated Press, ka raportuar se Parlamenti i Kosovës ka thirrur presidentin e vendit në një seancë për deportimin e fshehtë të gjashtë shtetasve turq, që Turqia pretendon se ishin mbështetës të përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016.
Presidenti Hashim Thaçi ka pyetur për kredibilitetin e Komisionit Hetimor Parlamentarë për angazhimin e një eksperti ndërkombëtarë, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
“Ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve pa e qartësuar ligjshmërinë e ekspertit”, shkruan ndër të tjera The Associated Press.
Në vitin 2018, pesë mësues turq dhe një mjek turk në Kosovë u dëbuan në Turqi. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e tij të brendshëm dhe shefin e inteligjencës për të bërë lëvizjen pa lejen e tij.
Turqia akuzon klerin Fethullah Gulen që ka udhëhequr grushtin e dështuar të vitit 2016. Ai mohon akuzat.
Ata të dëbuar nga Kosova punuan në shkolla dhe klinika të mbështetura nga lëvizja e Gylenit. Dëbimet u kritikuan nga grupet e të drejtave në Kosovë dhe jashtë saj, thuhet më tej në artikullin e këtij mediumi.
Tesktin e Associated Press e kanë transmetuar edhe mediet me renome ndërkombëtare si The Washington Post dhe Fox News.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













