Integrimi
Në Gjenevë, mbrëmje letrare me Mimoza Kuchly dhe Arbër Ahmetaj
Një mbrëmje letrare miqësore është mbajtur në Gjenevë ku morën pjesë dashamirës të librit dhe shijuan mirëpritjen e zonj. Albana Krasniqi në ambientet e UPAUPSH dhe me iniciativën e zonj. Enriketa Kalldremxhiu e cila moderoi këtë mbrëmje.
Dy autorët shqiptarë, Mimoza Kuchly ardhur apostafat nga Parisi dhe Arbër Ahmetaj nga Sion i Zvicrës, ndan me miqtë e letërsisë në një ambjent me harmoni tepër të këndshme mes elemementeve: fjalë-muzikë xhaz-pjesë muzikore me flaut dhe më në fund bashkëbisedimi miqësor rreth vatrës.
Në vazhdim të mbrëmjes, një bufe me produkte shqiptare, nën tingujt e muzikës të rapsodëve dhe disa këngë nga vet publiku.
“Ne patëm shans të takohemi me njerëz që iu intereson letërsia, e bukura! Ata na dëshmuan ne se shkrimi është i dobishëm, se cilësia e tekstit letrar i bën miq autorit! Mimoza Kuchly dhe unë u jemi mirënjohës organizatorëve Enriketa Kalldremxhiu dhe Albana Krasniqi, për mjeshtërinë e organizimit! Të pranishmit ishin shumë të kënaqur, ne si autorë, u ndjemë të nderuar! Tashmë librat tanë, si pjesë e shpirtit tonë, janë në duart e lexuesve”, është shprehur Arbër Ahmetaj për albinfo.ch.
“Sofra Gjenoveze që në të vërtetë ishte sofra shqiptare në Universitetin Popullor Shqiptar Gjenevë, mendoj se transmetoi emocione që të paktën për mua si një autore e re, mbeten të veçanta. Përkrah Arbër Ahmetaj, nuk ishte një duel rreth gruas, duke qenë se librat tanë e kishin në epiqendër, por ishte një shpalosje vlerash, meditime femërore që mbeten manual i bukur për burrat…”, deklaroi Mimoza Kuchly për albinfo.ch.
Në mbyllje të mbrëmjes të gjithë të pranishmit uruan të bëhen sa më shpesh organizime të tilla për komunitetin.
Por, kush janë dy autorët e kësaj mbrëmje?
Arbër Ahmetaj shkrimtar shqiptar, u lind në Tropojë në vitin 1965, është diplomuar në farmaci nga universiteti i Tiranës dhe ai i Gjenevës. Që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punon si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në 1993 ndërkohë që specializohej për diplomaci në Oksford, Washington Gjenevë dhe Maltë punon në Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë. Pas detyrash të ndryshme në këtë ministri emërohet sekretar i parë ne ambasadën shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 vendoset në Sion të Zvicrës duke ushtruar dashurinë e tij të vjetër, punën si farmacist. Disa nga veprat e tij në prozë janë “Fletëhyrje për në varr” “Varri i braktisur” si dhe libri me poezi “Më mori malli e dashur” etj.
Vjen me librin e fundit ” 69 Gra”.
Mimoza Kuchly
Ka shërbyher te forcat e armatosura ushtarake në vitet 1996-2002. Që prej vitit 2002 jeton ne Francë. E martuar nënë me 2 fëmijë. Ka lindur me 12 Tetor 1972 në qytetin e Beratit ku mbaron shkollën e mesme të përgjithshme. Në 1995 diplomohet në Fakultetin Filologjik në Tiranë, dega Gjuhë Letërsi.
Më pas punon si gazetare e shtypit të pavarur .
Në vitin 2002 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Paris , ku vazhdon studimet në Insitutin Katolik të Parisit dhe Universitetin e Sorbonës, në degën e sociologjisë dhe shkencave pedagogjike, duke u diplomuar në 2004.
Që prej asaj kohe ka punuar vullnetare si mësuese e gjuhës franceze për të huajt, mësuese e gjuhës shqipe për shqiptarët ne Francë, përkthyese e liçensuar në institucionet administrative në Versajë.
Ajo vjen me librin e saj të par ” Rrëfej unë, gruaja”.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit Autorë të panjohur u paraqitën si punonjës banke dhe ia morën pensionistit 80,000 franga zvicerane... -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë


























