Futboll
Futbollisti i Kosovës, asistuesi më i mirë në Evropë
Pas tij, Hans Vanaken dhe Jadon Sancho formojnë podiumin, kurse vëmendje të madhe ka marrë edhe sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli.
Çdo javë, “FootMercato” zbulon renditjen e asistuesve më të mirë në Evropë.
Në krye të renditjes, Pizzi javën e kaluar ndihmoi mjaft mirë skuadrën e Benficas.
Pizzi shënoi dy herë dhe gjithashtu dhuroi një asistim në fitoren 4:1 të skuadrës së tij në ndeshjen kundër SC Braga.
Ai është lider në këtë renditje me 17 asistime nga 31 ndeshje në kampionatin elitar portugez, Liga NOS.
Portugezi është i ndjekur nga Hans Vanaken.
Mesfushori belg vazhdon të tregojë formë të hatashme, por në ndeshjen e fundit në kampionatin belg, Jupiler Ligë, ai ‘heshti’.
Megjithatë, ai mbetet në vendin e dytë me 16 asistime, nga 36 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.
Podiumi kompletohet nga Jadon Sancho.
Pavarsisht humbjes 2:4 nga Schalke, anësori i Dortmundit dhuroi asistim te goli i Mario Gotzes, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch.
Kështu, angezi numëron 14 asistime në 31 ndeshje të zhvilluara kvtë edicion.
Anësori i Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Stade de Reims në kampionatin elitar francez, Liga 1.
Në barazimin 1:1 kundër Angers, Zeneli dhuroi asistim dhe kështu zë vendin e katërt në këtë renditje.
Me asistimin për Mathieu Cafaro, futbollisti nga Mitrovica ka 13 asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.
Në vendin e pestë renditet Edin Visca, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Eden Hazard.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme















