Shqipëria
Protesta në Shqipëri, Basha shprehet që pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje
Në 12 qarqet e Shqipërisë ishin vendosur protestuesit e opozitës, të cilët bllokuan akset kryesore.
Lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, tha se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk ka opozitë.
“Edi Ramës do t’i hiqet viza. U them miqve evropianë dhe ndërkombëtarë që të mos i ndëshkojnë shqiptarët, të mos e ndëshkojë popullin tim. Më 30 qershor nuk do të lejojmë krimin që dikton zgjedhjet. Zgjedhje pa opozitën e vendit nuk do të ketë. Proces zgjedhor fals assesi nuk do të ketë. Më 30 qershor do të bashkohen të gjithë shqiptarët për të caktuar datë zgjedhjesh, për të pasur qeveri transitore pa Ramën kryeministër”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Ai shtoi se protesta e radhës do të paraqesë betejën e shqiptarëve kundër krimit në qeverinë shqiptare.
“Mungon një qeveri e dalë nga populli, por atë e zgjedh krimi dhe droga. Dita dhe ora që qeveria të japë llogari po afron e nuk ka fuqi që e ndal një gjë të tillë. Shqipëria sot është e ndarë me thikë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve presin që ta flakin Ramën dhe shpurën e tij për të pasur Parlament demokratik e afër njerëzve të thjeshtë, e jo për të qenë Parlamenti kriminal e i tmerrit”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













