Shqipëria
Ish-ministri i Shqipërisë flet për kufijtë Kosovë-Serbi
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon.
Para një auditori të mbushur me studentë, ish-shefi i diplomacisë shqiptare tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë, as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër.
“Për politikën shqiptare, pavarësisht kush ka qeverisur, ka qenë një konstantë respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do të ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut”, ka thënë Bushati, raporton “OraNews”.
Ditmir Bushati me tej sqaroi diferencën e proceseve Shqipëri-Greqi dhe Kosovë-Serbi, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.
“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëri-tjetrin, janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëri-tjetrën, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi dhe peshë sa i përket subjektivitetit juridiko ndërkombëtar dhe çdo proces që mund të jetë i natyrshëm sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhen vetëm pasi dy shtet e njohin njëra-tjetrën”, deklaroi ish-ministri Bushati.
Ish-ministri i Jashtëm Shqiptar, thotë se Ballkani i ka thënë lamtumirë në një mënyrë a në një tjetër konflikteve ndëretnike, por po has në vështirësi përsa i përket shtetndërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












