Maqedonia
Të dielën zgjedhjet në balotazh në Maqedoninë e Veriut
Zgjedhësit në Maqedoninë e Veriut do të rikthehen në qendrat e votimit të dielën, për të vendosur se kush do të jetë presidenti i tyre i ardhshëm.
Nga mesnata fillon heshtja zgjedhore për rundin e dytë, që ka vendosur përballë njëri-tjetrit kandidatin properëndimor, Stevo Pendarovski dhe rivalen Gordana Siljanovska Davkova, që u renditën të parët të rundin e parë. Të dy kandidatët patën një diferencë të vogël votash, me Pendarovskin që mori 42.8 për qind të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE me 42.2 për qind.
Në rundin e parë, marrëveshja e Prespës me Greqinë, që e shndërroi ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në Maqedoninë e Veriut, ishte tema kryesore. Ndryshimi i emrit ka ringjallur aspiratat evropiane, ndërsa nacionalistët thonë se vendit i është cenuar dinjiteti.
Roli i presidentit në Maqedoninë e Veriut është kryesisht ceremonial. Ai apo ajo është komandant suprem i forcave të armatosura dhe nënshkruan legjislacionin parlamentar.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













