Shqipëria
Gent Cakaj merr pjesë në Konferencën e Helsinkit me 47 ministra të Jashtëm europianë
Ministri në detyrë i Europës dhe Punëve të Jashtme Gent Cakaj do të marrë pjesë pas dy javësh në Konferencën e Helsinkit, ku do të jenë pjesëmarrës 47 ministra të Jashtëm europianë.
Konferenca e Ministrave të Jashtëm të vendeve europiane anëtare të Këshillit të Europës do të mbahet në sallën kryesore të Pallatit “Finlandia”.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Virgjil Kule, i cili në kuadër të vizitës së tij në Finlandë, pati sot një takim me një grup shqiptarësh me banim në qytetet Helsinki, Espoo, Porvoo, Tuusula dhe Vantaa, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ambasadori Kule shoqërohej nga Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha.
Pasi bëri në ekspoze të shkurtër të masave social-ekonomike e politike mjaft pozitive të Qeverisë Shqiptare, si dhe të zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Rajonin e Ballkanit, ambasadori Kule iu përgjigj edhe pyetjeve të pjesëmarrësve – shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.
Bashkëbisedimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të përzemërt dhe vëllazërore.
Takimi u mbajt në një prej mjediseve të Pallatit të famshëm Finlanda, ku në vitin 1975 u nënshkrua Marrëveshja e Sigurimit Europian, të cilën Shqipëria e firmosi në vitin 1991, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Që nga ajo kohë në Pallatin Finlanda janë mbajtur me dhjetëra mbledhje, konferenca dhe takime kulturore, sociale, ekonomike dhe politike finlandeze, europiane dhe botërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













