Futboll
Fiorentina kërkon Gjimshitin, mbrojtësi mund të kushtojë 10 milionë euro
Fiorentina kërkon Berat Gjimshitin. Sipas mediave italiane, klubi vjollcë synon të përforcojë mbrojtjen me 26-vjeçarin shqiptar, që po shkëlqen në radhët e Atalantës, sidomos gjatë fazës së dytë të Serisë A.
Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë numëron 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet me bergamaskët si dhe ka shënuar 1 gol e ka dhënë 1 asist deri në këtë pikë të sezonit. Por nuk është vetëm Fiorentina që “ia ka vënë syrin” shtatlartin shqiptar. Edhe Zeniti i kampionatit rus e ka piketuar lojtarin e lindur në Preshevë, për të cilin Atalanta ka patur kërkesa edhe në janar, shkruan ss, përcjell albinfo.ch.
T’ia shkëputësh Atalantës gjithsesi, nuk është e lehtë. Çmimi i Gjimshitit, në rast kualifikimi në Champions, shkon rreth 10 milionë euro.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












