Shkurt.ch
Bie numri i kërcënimeve ndaj politikanëve zviceranë gjatë 2018-ës
Sipas Zyrës Federale për Policinë (Fedpol), gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 669 njoftime nga politikanë, gjyqtarë dhe nëpunës federalë të cilët kanë marrë kërcënime të ndryshme

Ndonëse numri i rasteve të kërcënimeve ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe nëpunësve të nivelit nacional ka shënuar një ulje, është rritur intensiteti i kërcënimeve në fjalë.
Sipas Zyrës Federale për Policinë (Fedpol), gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 669 njoftime nga politikanë, gjyqtarë dhe nëpunës federalë, të cilët kanë marrë kërcënime të ndryshme. Ky numër ka qenë për 57 më i vogël se ai i një viti më parë, shkruan gazeta ”Schweiz am Wochenende”. Ndërkaq 43 nga të gjitha këto raste, Policia Federale i konsideron kërcënime serioze. Këto shifra dalin nga raporti më i ri vjetor i Fedpolit, transmeton albinfo.ch.
Nuk ka numra për të krahasuar rastet e kërcënimeve serioze që kanë ndodhur vitin e kaluar me ato të viteve të mëparshme, pasi që një listë të tillë Këshilli Federal e ka përpiluar për herë të parë në këtë raport.
Lidhur me këto kërcënime, autoriteti policor federal gjatë vitit 2018 ka alarmuar mësatarisht më shumë tri herë në muaj policitë kantonale përkatëse, për të mbrojtur politikanët.
Njoftimet kanë të bëjnë me persona, të cilët qëndrojnë nën mbrojtjen e federatës, ku hyjnë anëtarët e Këshillit Federal (ministrat), parlamentarët dhe prokurorët.
Siç shkruan gazeta në fjalë, në vitin 2018 bien në sy dy ndryshime: Njëri është ai se intensiteti i rasteve konkrete ka arritur përmasa të pazakonshme për rrethanat zvicerane. Ndërsa ndryshimi tjetër qëndron në faktin se nga kërcënimet janë prekur edhe persona të tjerë të eksponuar publikisht.
Sipas informacioneve të mëhershme nga burimet federale, deri tash njoftimet për kërcënime më së shpeshti kanë të bëjnë me tema për refugjatët ose për politikën evropiane të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Rastet janë shtuar secilën herë gjatë mbajtjes së votimeve dhe zgjedhjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Bllokim 12-kilometërsh në Gotthard Trafiku drejt veriut nga jugu i Zvicrës u përball me bllokime të gjata të dielën pasdite,...
-
Nivel “i papërfytyrueshëm” i mikroplastikave në ujin Contrex dhe Hépar, sipas Mediapart
-
A mund t’i vësh fëmijës tënd në Zvicër çdo emër që dëshiron?
-
Nxehtësia rrezikon të bëjë shumë shtëpi në Zvicër të pabanuara
-
Qeveria federale shqyrton blerjen e një pistolete që supozohet të qëllojë pa dashje