Integrimi
Refugjati nga Kosova që u bë marins britanik
Arben Islami kishte shkuar nga Kosova si refugjat në Britani, në vitin 1999, ndërsa kishte ëndërruar që një dit të bëhet marins britanik. Ëndrra iu realizua 14 vjet më vonë
Kishte qenë 14 vjeçar kur forcat e Aleancës Veriatlantike (NATO) hyn në Kosovë për të ndaluar gjakderdhjen. Atëbotë, Arben Islami i shikonte me admirim njësitet speciale të njohura si Marinsat Mbretërore Britanike, të cilat po e kryenin një mision fisnik në Kosovë, duke larguar forcat e ish dikatoatorit Millishevioq.
Ai kishte pas një ëndërr që kur të rritet të bëhen marins britanik dhe t’u del në ndihmë popujve që kanë vuajtur si populli i Kosovës. Dhe siç shkruan shkruan DailyMail, pas 14 vitesh Arbenit iu kishte plotësuar ëndrra.
Ai kishte shkuar në Britani në vitin 1999 gjatë kohës së luftës, për të kërkuar xhaxhin dhe familjen e tij atje.
Ndërkohë qershor të vitit 2012, tashmë 28 vjeçar ai ka arritur që të marrë nënshtetësinë britanike, ndërsa një ditë më vonë, ai iu bashkua Marinës Mbretërore Britanike e cila është e vjetër 350 vite.
“Kam dashur që t’i bashkohem kësaj force dhe t’i jap diçka në rikthim këtij vendi i cili më ka dhënë kaq shumë mua dhe vendit tim”, ka thënë Islami, i cili me të shkuar në Britani ishte vendosur në Birmingham.
Ai fillimisht kishe punuar si murator, ndërsa pas 18 muajve kishte bërë kërkesën për t’u bërë rezervist në forcat britanike. Arben Islami po ashtu kishte përfunduar kursin shumë të vështirë për komando, i cili i mundësoi që ai të kalojë në njësitet speciale ushtarake “Marinsat”.
“Ke shumë mundësi në Angli dhe është turp t’i humbasësh. Mund të bëhesh çfarëdo që dëshiron”, u shpreh Islami i cili thotë se si fpmi kishte dëshiruar që t’i jap diçka nga vetja këtij populli që ka sakrifikuar për lirinë e popullit të tij.
“Unë kam kërkuar që t’iu bashkohet atyre, në mënyrë që t’ua kthej të mirat që kanë bërë për ne”, thotë Islami.
Ndryshe, Njësitet Speciale Britanike ishin të parat që u vendosën në rajonin e Prishtinës në kuadër të efektivit KFOR. Ato qëndruan për disa vite derisa Kosova i krijoi forcat e tyre të sigurisë. Forcat britanike janë dalluar në Kosovë për disiplinë dhe afërsi me qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











