Integrimi
Themelohet Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë në Ontario
Një numër i madh i mërgimtarëve gjendet edhe në Kanada, mirëpo tani për herë të parë në Ontario të Kanadasë është themeluar Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë, (ACLA).
Kjo shoqatë do të krijojë hapësirë për bashkëpunime mes avokatëve shqiptarë dhe atyre kanadezë, përcjell albinfo.ch.
Kjo shoqatë gjithashtu do të ofrojë mbështetje dhe konsulencë për komunitetit shqiptar në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ligjore.
“Në përkrahje të këtyre qëllimeve, ACLA mëton të bëhet një zë dhe lider për avokatët shqiptaro-kanadezë që t’i shtyjë ata më tutje në këtë profesion ligjor, të respektuar në Ontario dhe Kanada”, është shkruar në faqen e tyre.
Në faqen e tyre zyrtare tashmë është bërë i ditur edhe bordi i shoqatës që përbëhet nga Anisa Arra (kryetare e shoqatës), Lusi Brace (drejtore për komunikim) dhe Pamela Metani (drejtore për anëtarësi).
Hapja zyrtare e shoqatës do të bëhet më 27 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00 në Borden Ladner Gervais LLP.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












