Bota
Bërnabiq bisedon me zyrtarë të Kinës për çështjen e Kosovës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se mbështetja e Kinës për Serbinë ka shumë rëndësi, në veçanti kur është në pyetje çështja e Kosovës.
Kryeministrja serbe i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrin kinez për Çështje të Veteranëve, Sun Shaocheng. Ajo i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si të mrekullueshme, të cilat karakterizohen nga një partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës.
Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është ndër vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndikimi i Kinës në Ballkanin Perëndimor është rritur në periudhën e fundit, kryesisht përmes investimeve në ekonomi dhe infrastrukturë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në mesin e pjesëmarrësve të forumit “Brezi dhe rruga” që u mbajt në Pekin në fund të muajit prill.
Kjo iniciativë 1 trilion dollarëshe e Kinës synon ndërtimin e rrugëve, porteve, hekurudhave dhe infrastrukturës energjetike që do ta lidhte Kinën me Evropën, Afrikën dhe pjesë të Azisë.
Projekti shihet me dyshim nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik













