Kuriozitete
Publikohen pamje të mbretit të F1, Schumacher
Është publikuar traileri i dokumentarit për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher. Dokumentari pritet të shfaqet nga 5 dhjetor, por në trailer shihen pamjet e rralla të pilotit të famshëm pas aksidentit.
Një vit pasi u largua nga sporti, ai pësoi një aksident të rrezikshëm, ku prej thuajse 6 vjetësh ndodhet në gjendje kome, transmeton albinfo.ch.
Schumacher nuk është parë në publik dhe thuhet se nuk do të shihet në këtë film, por do të ketë intervista të familjarëve të tij, duke përfshirë edhe gruan e tij, Corinna.
Gjithashtu, në dokumentar do të paraqitet pamjet arkivore që nuk janë parë kurrë më parë. Gjendja e tanishme shëndetësore nuk do të trajtohet. Në gati gjashtë vjet që nga aksidenti, shërimi i Schumacher është trajtuar në heshtje. As familja, as miqtë nuk kanë bërë komente publike lidhur me gjendjen e tij.
Schumacher konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të botës së Formula 1. Gjermani ka fituar 7 tituj kampion dhe ka drejtuar makina si Mercedez-Benz dhe Ferrari.
https://www.youtube.com/watch?v=gtQs9rc7AFs
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













