Shqipëria
Në Vlorë hapet “Laboratori i turizmit”
Shkolla “Laboratori i turizmit”, e cila do të ofrojë standarde të larta në shërbimin në turizëm, hapi sot dyert për të rinjtë e apasionuar pas shërbimeve në hoteleri e turizëm.
Kjo shkollë është një projekt i rëndësishëm, për të cilin Bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të Bashkisë, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha: “Jam i bindur që të gjithë së bashku në një bashkëpunim model me Bashkinë e Vlorës, Programi i Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) dhe Biznes Albania do t’ia dalim të rrisim standardin e shërbimeve turistike në Vlorë për ta bërë këtë sezon Vlorën shembullin e madh të turizmit në gjithë Shqipërinë”.
“Jo pa qëllim zgjodhëm të ishte dita për të promovuar Laboratorin e turizmit, këtë vlerë të shtuar në shërbimin turistik të qytetit për kualifikimin e të gjithë atyre që kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të bëjnë biznes në turizëm”, nënvizoi Leli.
Bashkë me hapjen e Laboratorit të turizmit në qytetin bregdetar u çel edhe Panairi i Turizmit, ku marrin pjesë 40 biznese.
“Panairi dhe laboratori i turizmit kanë një lidhje mes tyre, sepse në radhë të parë promovojnë bizneset e hotelerisë dhe restorantet dhe na tregojnë sa nevojë kanë për të punësuar njerëz”, tha Leli, duke shtuar se 50 kërkesa për punë u ofruan nga hotelet dhe restorantet pjesëmarrëse në këtë panair.
Laboratori i turizmit do të shërbejë për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamerierët, kuzhinierët dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit.
Pjesë e këtij laboratori është një kuzhinë laborator, ku mësuesit do të trajnojnë nxënësit që kanë dëshirë të mësojnë kulinarinë, apo recetat tradicionale. Po ashtu në mjediset e tij është edhe një ambient që është përgatitur me standardin e një dhome hoteli, ku studentët që do të vijnë apo ata që punojnë në njësitë e hotelerisë dhe turizmit dhe kanë probleme me cilësinë dhe standardin mund të vijnë të trajnohen pasdite që të marrin një certifikatë.
Restaurimi i godinës u bë i mundur me fonde të Programit të Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) në kuadër të projektit SET TOUR LAB (Laboratori i turizmit), i ndodhur pranë Konsullatës italiane në Vlorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”












