Kosova
Maqedonia e Veriut i njeh lejet e vozitjes së Kosovës
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ratifikoi marrëveshjen me Republikën e Kosovës për njohjen reciproke të lejeve për vozitje, bazuar në marrëveshjen e arritur mes dy shteteve më 28 janar 2019.
“Me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor në territoret e shteteve nënshkruese të marrëveshjes, dy palët, në mënyrë reciproke, i njohin lejet e vozitjes, të lëshuara në territoret e shteteve të tyre në bazë të qëndrimit të rregullt të përcaktuar nga institucionet përkatëse”, thuhet mes tjerash në nenet e marrëveshjes së ratifikuar.
Marrëveshja është mbështetur nga të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të partisë opozitare VMRO DPMNE, por vërejtja e tyre ka pasur të bëjë me zvarritjen e procedurave për nisjen e punimeve ndërtimore për autostradën Shkup-Bllacë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Kosovës, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Deputeti Ilija Dimovski tha se janë të pakuptimta vonesat e autoriteteve, kur kihet parasysh fakti se pala kosovare e ka përfunduar pjesën e saj të autostradës Prishtinë-Shkup.
Me këtë, sipas deputetit të opozitës maqedonase, qeveria ka dështuar në premtimin e saj për ndërtimin e infrastrukturës me shtetin fqinj.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është njoftuar se projekti është në përfundim e sipër, ndërsa punimet pritet të nisin gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











