Futboll
Kush janë risitë nga Challandes për ndeshjet e qershorit
Sigurisht emri më i madh është Florent Hadërgjonaj, i cili luan me skuadrën angleze Huddersfield
Kosova në muajin qershor do të luajë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian më 2020.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka befasuar me disa futbollistë të rinj të ftuar për këto dy ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Sigurisht emri më i madh është Florent Hadërgjonaj, i cili luan me skuadrën angleze Huddersfield. Hadërgjonaj ka lënë përfundimisht Zvicrën për Kosovën dhe do të debutojë në ndeshjet e qershorit.
Një tjetër risi është Ibrahim Dreseviq. Ai ka lindur në Fuxerna të Suedisë. Familja e tij u shpërngul nga Mali i Zi. Dreseviq, në një intervistë të dhënë për kanalin e klubit holandez ku luan aktualisht, Herenveen (Holandë), do të deklaronte kohë më parë: “Rrënjët e mia janë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Babai është shqiptar dhe nëna nga Mali i Zi”.
Dreseviq është vetëm 22 vjeç dhe i talentuar. Luan në qendër të mbrojtjes dhe do të jetë një fuqizim i rëndësishëm për Kosovën, shkruajnë mediat shqiptare.
Risi është edhe grumbullimi i sulmuesit 23-vjeçar Ylldren Ibrahimaj, i cili e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në Norvegji, tek Viking.
Kthehet edhe mesfushori i AFC Eskilstunas në Suedi, Anel Rashkaj, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës në periudhën kur Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku. Elbasan Rashani gjithashtu është ftuar.
Lista
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












