Shqipëria
Saranda, destinacion favorit për turistët
Nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të turistëve të huaj që dëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Tregues për këtë fakt janë dhe rezervimet që kanë bërë kroçerat në portin e Sarandës, ku për vitin 2019 ky port është rezervuar nga 42 të tilla, duke pasur një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit.
Lajmi u bë i ditur për ATSH-në nga drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha.
“Për vitin 2019 porti i Sarandës është rezervuar nga 42 kroçera, që do të prekin qytetin tonë dhe do të vizitojnë pikat turistike të tij”, – tha Statha.
Sipas saj, kapiteneria e portit dhe autoritetet e tjera që operojnë në të ofrojnë mbështetje maksimale për pushuesit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
“Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin shkurt të këtij viti të presë turistët e parë, të cilët pritet të kenë një fluks të shtuar gjatë pikut të sezonit turistik”, – theksoi Statha.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













