Integrimi
Kandidatja shqiptare, në garë për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit grek
Në Greqi, edhe pse zyrtarisht vendi është në heshtje parazgjedhore, shtabet e kandidateve në zgjedhjet lokale vazhdojnë punën për të informuar votuesit për mënyrën dhe vendit e votimit.
Në këtë proces të shumëfishtë zgjedhor, partitë politike, por edhe kandidatët kanë shpalosur projektet e tyre nëse do te dalin fitues nga gara.
Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba, thotë se stafi i saj po punon intensivisht për të sqaruar bashkatdhetarët për mënyrën e votimit, por edhe se ku ata do të votojnë.
Ajo shprehet optimiste, pasi siç thotë, projekti i saj në Bashkinë e kryeqytetit helen parashikon mbështetje për shtresat në nevojë, siç janë banesa sociale, kuota punësimi në Bashki për shtetasit shqiptarë që banojnë në kryeqytetin helen dhe ndërtimin e një qendre kulturore për emigrantët shqiptarë atje, përcjell albinfo.ch.
“Dita e nesërme është më e rëndësishme për të gjithë ne. Bashkia e Athinës parashikon mbështetje edhe për shqiptarët. Siç janë banesa sociale, qendrat kulturore për të gjitha festat tona. Shqiptarë përbëjnë 5 % të popullsisë, çka na jep mundësinë për të kërkaur edhe punësim në Bashki”, tha për Top Channel kandidatja për Këshillin Bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba.
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër Helvetia Baloise paralajmëron shkurtime masive të vendeve të punës në Zvicër... -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it -
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport











