Kosova
Parlamenti serb sot diskuton për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë të hënën para Parlamentit serb një raport për Kosovën. Kjo është hera e parë që Vuçiq prezanton për votim një raport për Kosovën, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në seancë do të marrë pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ndonëse aty nuk do të jenë të pranishëm një pjesë e deputetëve të opozitës, të cilët e bojkotojnë punën e Parlamentit. Ata kanë theksuar se seanca për Kosovën është edhe një “mashtrim tjetër” i qeverisë aktuale.
Diskutimet për Kosovën në Kuvendin e Serbisë mund të zgjasin dy ditë dhe në fund deputetët do të votojnë për miratimin e raportit. Raporti ka 101 faqe, prej të cilave 82 faqe përmbledhin “rezultatet më të rëndësishme” të së ashtuquajturës, Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përcjell albinfo.ch.
“Procesi i negociatave dhe zbatimi i marrëveshjeve në thelb nuk janë në interes të Prishtinës, prandaj ajo po përpiqet t’i shkatërrojë plotësisht ato”, thuhet në raportin e kësaj zyre.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka nisur më 2011. Aktualisht ky proces është bllokuar, pasi presidenti serb, Vuçiq, ka përmendur taksën prej 100 për qind, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës. Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














