Kosova
Shqipëria do t’i kundërpërgjigjet Serbisë për lobimin kundër Kosovës
Cakaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të hapin konsullata të përbashkëta në disa vende, ku vetëm njëri nga shtetet ka përfaqësi
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria e ka nisur lobimin përpara vendimit të Komisionit Evropian.
“Lobimi ynë nuk është çështje 3 javësh, pasi ne kemi nisur lobimin kohë më parë, duke mos pritur vendimin e Komisionit Evropian”, është shprehur Cakaj.
Duke folur për rezultatet në zgjedhjet, Cakaj tha se “rezultatet e fundit të zgjedhjeve evropaine kanë treguar se çështja e zgjerimit, jo domosdoshmërisht ka kushtuar. Në fakt, të gjelbrit dhe liberalët, që janë pro zgjerimit, kanë shënuar rritje. Gjë që tregon që populizmi nuk mund të jetë zgjidhje”, ka thënë Cakaj, transmetojnë mediat shqiptare.
Sa u përket rezervave të shteteve anëtare, Cakaj nënvizoi se “ka dy tipe rezervash nga shtetet. I pari është që BE duhet të konsolidohet nga brenda përpara se të zgjerohet. Ndërsa e dyta ka të bëjë me mënyrën sesi disa prej vendeve anëtare e shohin progresin e vendit”, shtoi tutje ai, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, Cakaj tha se “bashkëpunimi me Kosovën duhet të rritet brenda parametrave të përgjithshëm të bashkëpunimit rajonal që i kërkon edhe Procesi i Berlinit dhe që janë pjesë e pakos së zgjerimit të BE-së në tërësi”.
Cakaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të hapin konsullata të përbashkëta në disa vende, ku vetëm njëri nga shtetet ka përfaqësi. Po ashtu, tha Cakaj, shumë shpejt diplomacitë shqiptare dhe kosovare do të kenë shkëmbim të stafit dhe përvojave.
Gjithashtu Cakaj përmendi edhe krijimin e një agjende të përbashkët kulturore të ruajtjes së identitetit kombëtar.
“Do të ngremë edhe Këshillin e përbashkët për propozimin e politikave, ku do të kemi një grup të veçantë ekspertësh dhe diplomatëve që do kenë detyrën e propozimit të politikave që do t’u shërbejnë të dy vendeve”, theksoi Cakaj.
Cakaj u shpreh se do të ngrihet edhe një taskforcë e veçantë në ministri për kundërpërgjigje ndaj Serbisë për tërheqjet e njohjeve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













