Lajme
Miqësorja e tretë luhet në Zvicër
Miqësorja në Gjenevë do të luhet me 25 maj, ndërsa në Prishtinë nuk kanë dashur të tregojnë se cili është kundërshtari. Thuhet se është më i fortë se Haiti
Qytetarët kosovarë që jetojnë në Zvicër mund të ndihen më të privilegjuar, pasi që Kombëtarja e Kosovës ka zgjedhur Gjenevën për të luajtur lojën e tretë miqësore në futboll. Ndeshja në Gjenevë do të luhet më 25 maj, ndërsa në Prishtinë nuk dashur të tregojnë se cili është kundërshtari.
Ajo që dihet, është se fakti se ndeshja do të luhet katër ditë pas miqësores së dytë, që reprezentacioni i Kosovës do ta zhvillojë kundër Turqisë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Burime të gazetës “Arena Sport” pranë Federatës së Futbollit të Kosovës kanë njoftuar se menjëherë pas sfidës ndaj Turqisë, Kosova do të udhëtojë për në Zvicër, ku më 25 maj në Gjenevë do ta luajë ndeshjen e tretë zyrtare miqësore.
Gjithsesi, FFK nuk e zbuluar emrin e kundërshtarit, por gazeta mëson se është më i fortë se Përfaqësuesja e Haitit dhe se nuk është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror që këtë vit zhvillohet në Brazil.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane














