Tematike
Zvicër: Disa fakte interesante rreth qumështit
Nëse Zvicra do të kishte një pije kombëtare, padyshim do të ishte qumështi. Dhe sot, në Ditën Botërore të Qumështit, albinfo.ch ka përzgjedhur nga Newly Swissed disa fakte interesante rreth qumështit në Zvicër.
Një zviceran i zakonshëm pi rreth 70 litra qumësht në vit ose rreth 233 gota me qumësht.
Viti 2014 në Zvicër shënoi rekord sa i përket prodhimit të qumështit.
Një fermer i zakonshëm zviceran ka 23 lopë qumështore, që konsiderohet e ulët në krahasim me vendet tjera. Në rajonet alpine kjo mesatare është 28.
Në rajonet alpine, qumështin e mbledhur gjatë ditës, fermerët zakonisht e ngarkojnë në automjete dhe dërgojnë në një pikë grumbullimi në qytet.
Që një lopë të prodhojë një litër qumësht, i duhen rreth dy litra ujë dhe katër kilogramë bar të freskët. Kjo i bie sa një fushë amerikane e futbollit për një lopë, për vit.
Në të gjithë Zvicrën, janë në shërbim makina 24/7 që ofrojnë qumësht të freskët të fermës.
Industria e qumështit në Zvicër është e suksesshme edhe për shkak të kullotave alpine. Shiu, drita e diellit, shumëllojshmëria e bimëve, lënë të kuptohet se qumështi zviceran tradicionalisht ka qenë më i pasur dhe më i shijshëm se sa qumështi nga zonat bujqësore.
(Marrë me shkurtime nga newlyswissed.com)
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














