Lajme
Maqedoni, në pranga gjashtë trafikantë emigrantësh
Organizator i grupit është një 38 vjeçar nga Maqedonia, i cili ka bashkëpunuar me një 26 vjeçar shtetas i Palestinës. Ata kanë transportuar imigrant nga Greqia për në BE
Policia e Maqedonisë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të emigrantëve, të cilët në vijimësi, nga Greqia nëpër Maqedoni dhe në drejtim të Serbisë, kanë transportuar refugjatë aziatik drejt Evropës. Shkupi zyrtar raporton për arrestimin dhe burgosjen e gjashtë personave.
Siç raporton ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, imigrantët janë bartur nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë deri në Serbi.
Organizator i grupit është një 38 vjeçar nga Kavadari, i cili ka bashkëpunuar me një 26 vjeçar shtetas i Palestinës, kanë transportuar imigrant nga Greqia për në Bashkimin Evropian. Qytetari i Palestinës është azilkërkues në Maqedoni dhe ka qëndruar në Qendrën e Azilkërkuesve të Shkupit.
“Grupi ka qenë i ndihmuar edhe nga një punonjës i policisë të Kavadarit i punësuar në kalimin kufitar Bogorodica, kurse 3 persona të tjerë kanë bërë transportin e imigrantëve. Gjykata, të gjashtë të dyshuarve iu shqiptoi mas arresti paraburgim”, raporton MPB, citon “AlsatM”.
Dje janë bastisur disa shtëpi dhe pas përfundimit të procedurës nga prokuroria për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit u ngrit padi penale kundër personave në fjalë, tha Jankullovska.
“Imigrantët me prejardhje nga Siria, Afganistani, Pakistani, Sudani dhe shtete të tjera të Lindjes së Afërt dhe të Largët, në Greqi kanë qëndruar si azilkërkues dhe refugjatë, e prej atje ilegalisht kanë ardhur në Maqedoni që të mbërrijnë deri në Serbi”, citohet më tej MPB.
Tri ditë më parë, grupi kriminel në Gjevegjeli ka sjellë 9 imigrantë të cilët janë sistemuar në dy vetura dhe çdo njëri prej tyre është dashur të paguaj nga 120-150 euro. Ndërsa dje herët në mëngjes, në afërsi të pikës së pagesës rrugore në Veles, veturat janë ndaluar nga policia. Në mesin e imigrantëve nga Afaganistani, ka pasur edhe tre të mitur.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës













