Shqipëria
Çka pas kërkesës zyrtare të Holandës për pezullimin e vizave Shqipërisë
Siç kemi informuar më parë, Holanda edhe zyrtarisht ia ka kërkuar Komisionit Evropian inicimin e mekanizmit për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Evropian, tha se Komisioni “do të shqyrtojë me kujdes përmbajtjen e njoftimit, bazuar në informacionet relevante“.
“Komisioni Evropian tani do të njoftojë Këshillin e Ministrave dhe Parlamentin Evropian dhe njoftimi do të jetë subjekt i një vlerësimi dhe një analize serioze“, tha Bertaud.
Njoftimi, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, arriti më 31 maj, ndërsa Komisioni Evropian ka një muaj për ta shqyrtuar kërkesën.
Këta hapa janë rezultat i një nisme të deputetëve holandezë, të cilët e kanë arsyetuar këtë kërkesë me, siç kanë thënë, rritjen e aktiviteteve kriminale të mafias shqiptare në Holandë.
Sipas tyre, këto organizata kriminale e keqpërdorin mundësinë e udhëtimit pa viza në Evropë dhe në këtë mënyrë e zgjerojnë rrjetin e tyre të kontrabandës, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Shqipërisë lëvizin pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian qysh në vitin 2010.
Kërkesa e Holandës për pezullimin e regjimit pa viza për Shqipërinë është e para e këtij lloji.
Sipas procedurës, Komisioni Evropian duhet të informohet me kërkesën e tillë nga një ose më shumë shtete anëtare. Pastaj, ky institucion duhet të vlerësojë nëse është i nevojshëm veprimi, bazuar në të dhënat dhe informatat relevante.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












