Kosova
FRANCA MBËSHTET LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT NË KOSOVË
Përfaqësuesja e Francës në seancën e sotme të KS të OKB-së i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksat ndaj mallrave serbe dhe kërkoi nga të gjitha palët të përmbahen nga ngritja e tensioneve, duke thënë se situata e tanishme nuk është e qëndrueshme.
Duke folur për operacionin e Policisë së Kosovës në veri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, diplomatja franceze theksoi se Franca mbështet luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe kontekstin lokal.
“Privilegjet dhe imunitetet e të gjithë anëtarëve të UNMIK-ut duhet të respektohen”, tha ajo, duke shtuar se duhet të bëhet një hetim për këtë rast.
Ajo gjithashtu theksoi se stabiliteti i rajonit dhe e ardhmja evropiane varet nga arritja e marrëveshjes Beograd-Prishtinë dhe se vetëm normalizimi i marrëdhënieve mund të sigurojë të ardhmen evropiane.
Ndërsa, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB përshëndeti përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për të organizuar një takim për zgjidhjen e problemit dhe ftoi përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.
Ai gjithashtu mirëpriti përpjekjet e Prishtinës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe përpjekjet e UNMIK-ut për personat e pagjetur.
Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për një kthim në dialog dhe theksoi nevojën për zbatimin më të fortë të sundimit të ligjit.
Zëvendësambasadori kinez në OKB, Wu Haitao, tha se Kina është e shqetësuar në lidhje me pengimin e punës së misionit të OKB-së në Kosovë dhe se arrestimi i pjesëtarit rus të UNMIK-ut ‘është i papranueshëm’.
Sipas tij, mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve është në kuadrin e Rezolutës 1244, duke theksuar se është e rëndësishme që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të ndihmojë të dy palët të arrijnë një marrëveshje.
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, duke thënë se është ‘bërë me qëllim të shpërqendrimit të problemeve’, derisa u shpreh kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, është në kundërshtim me rezolutën 1244, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Diplomati rus tha po ashtu se nuk ka alternativë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kryesuesi i seancës së KS të OKB-së nga Kuvajti tha se duhet ndjekur me brengosje rritjen e tensioneve Prishtinë-Beograd dhe ftoi palët të përmbahen nga deklaratat nxitëse dhe veprimet provokuese, për t’i hapur rrugën drejt një arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Ndërsa, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, në fjalën e tij tha se hetimi për rastin e arrestimit të pjesëtarit rus të UNMIK-ut do të jetë gjithëpërfshirës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore














