Shqipëria
44 jahte turistike në portin e Durrësit
44 jahte turistike të madhësive të ndryshme janë ankoruar në portin e Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor – mësohet në Qendrën e Informacionit të Autoritetit Portual Durrës.
Një pjesë e tyre janë jahte me gjatësi deri në 100 metra. Numri i jahteve që ankorohen në port është rritur ndjeshëm me nisjen e sezonit turistik.
“Moon shine”, “Lady Bianca”, “My Way”, “Obelix 3”, “Josephine”, janë vetëm disa nga emrat kumbues të jahteve që janë nisur nga porte të ndryshëm dhe kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Burime nga Sektori i Statistikave në APD bën të ditur se që nga fillimi i vitit në Durrës kanë mbërritur 89 jahte gjithsej, dhe numri i tyre pritet të rritet gjatë stinës së verës.
Sipas të njëjtit burim, kohë qëndrimi i tyre në qytetin bregdetar zgjat nga 4-5 orë deri në një javë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












