Shqipëria
Diaspora në Shqipëri solli 150 milionë euro për tre muaj
Mërgimtarët në Shqipëri u kanë sjellë të afërmeve të tyre 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2019, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.
Ky është niveli më i lartë i prurjeve të diasporës që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, u shfaq tendenca ngadalësuese ciklike e remitencave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2018 të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Të dhënat të Eurostat tregojnë se rritja e remitencave për këtë periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesave për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët.
Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter