Kosova
Kosovë: 53 nxënës përjashtohen nga testi i maturës
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.
Në këtë takim, Komisioni Shtetëror i Maturës ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha, transmeton RTK.
Megjithatë, komisioni, në bazë të raporteve të pranuara nga regjionet të cilat sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se vetëm gjatë ditës së sotme për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 53 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.
Gjithashtu, gjithnjë sipas këtyre raporteve të pranuara, për një komisioner dhe për dy administrues të tjerë, janë duke u vërtetuar provat për shkelje të rregullave dhe nëse vërtetohen shkeljet, emrat e tyre do të publikohen dhe do të iniciohen masat sipas legjislacionit në fuqi.
Komisioni Shtetëror i Maturës, ka falënderuar drejtoritë komunale të arsimit të komunave përkatëse, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër












