Shkurt.ch
Ja sa paguhen shefat e kompanive zvicerane, të afërta me shtetin
Me pagën e tij vjetore prej 988.000 frangash, vendin e parë në këtë listë e zë shefi i ndërmarrjes Hekurudhore SBB/CFF, Andreas Meyer
Pagat maksimale të menaxherëve të ndërmarrjeve të afërta me federatën, gjatë vitit 2018 kanë pësuar një ulje të vogël, tregon raporti i Këshillit Federal në lidhje me rrogat e kuadrove.
Sipas raportit në fjalë, me pagën e tij vjetore prej 988.000 frangash, vendin e parë në këtë listë e zë shefi i ndërmarrjes Hekurudhore SBB/CFF, Andreas Meyer, shkruan srf.ch. Po ky shef, në vitin 2017 kishte fituar më shumë se një milion franga.
Në Postën e Zvicrës gjatë vitit të kaluar ka pasur një ndërrim në kreun më të lartë, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, paga vjetore e ish drejtoreshës, Susanne Ruoff nuk mund të konsiderohet si e rrumbullakuar.
Paga fikse e saj ka qenë 620.000 franga por, në emër të bonusit, mbulimit të shpenzimeve dhe sigurimeve, ajo ka fituar edhe 453 mijë franga tjera. Të gjitha këto, marrë së bashku, do të arrinin shumën prej 1.1 milion frangash, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2017, Ruof pati fituar 917 mijë franga. Duhet theksuar se Ruof ka qenë e vetmja femër në mesin e kryemenaxherëve të kompanive të përmendura.
Pas shefit të SBB/CFF, pagën më të lartë në vitin 2018 nga kjo kategori e ka fituar drejtori i Postfinance, Hansrüedi Köng. Ai ka marrë 829.000 franga, përfshirë këtu edhe bonusin. Pas tij vinë shefi i ndërmarrjes për prodhimin e armatimit, Ruag, Urs Breitmeier me 776 795 franga dhe ai i SUVA-s, Felix Weber, me 613 420 franga.
Ndryshe nga shefat e përmendur deri tash, të cilët janë në krye të kompanive të afërta me shtetin, shefi i Swisscom, Urs Schaeppi, edhe pse kompania e tij është po ashtu e lidhur me shtetin, nuk radhitet në këtë listë. Kjo ndodh për faktin se Swisscom, ndryshe nga të tjerat, është edhe kompani e kuotuar në bursë, përcjell albinfo.ch. Ndryshe, Schaeppi me pagën e tij vjetore prej 1 milion e 829 mijë frangash, është me diferencë të madhe, shefi më i paguar i kësaj kategorie në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune Ministrja e Brendshme, Elisabeth Baume-Schneider, prezantoi të mërkurën ligjin e ri federal për kushtet e punës...
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA