Bota
Anija me migrantë niset drejt Italisë, pavarësisht paralajmërimeve
Një barkë gjermane me migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe është nisur drejt ishullit italian, Lampeduza, pavarësisht paralajmërimeve të Italisë për të mos e bërë një gjë të tillë.
“E di që kjo është e rrezikshme, mirëpo ata janë të shumë të lodhur. Unë do t’iu garantoj atyre siguri”, ka thënë kapiteni i anijes.
Kryeministri populist i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se këtyre personave nuk do t’iu lejohet hyrja në Itali.
“Imigrimi nuk mund të menaxhohet me anije të jashtëligjshme”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Ne jemi të gatshëm të bllokojmë këtë kaos. Durimit tonë i ka ardhur fundi”.
Autoritetet italiane kanë paralajmëruar më herët se do të ndëshkojnë me gjoba të rënda anijet që tashmë i janë afruar këtij ishulli, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Shoqata e bamirësisë gjermane, që është përgjegjëse për aktivitetet e anijes, ka akuzuar institucionet evropiane për mospërmbushje të përgjegjësive, ashtu që të shpëtohen njerëzit në det.
Në javët e fundit, më shumë se 400 migrantë kanë udhëtuar me anije të vogla drejt Italisë, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













