Lajme
Ndal veturën me ble pemë, ia vjedhin 35 mijë franga
Një familje nga Kosova ishte ndalur në Milot të Shqipërisë për të blerë pemë, ndërsa shitësja dyshohet se ia ka vjedhur 35 mijë franga dhe një telefon "Iphone 5"
Një bashkëkombës kosovarë që udhëtonte nëpër Shqipëri në drejtim të Kosovës, ka rënë pre e hajnave në rrugën Fushë Krujë-Lezhë. Çifti kosovar me vendbanim në Randobravë të Prizrenit, ishte ndalur në skaj rrugës për të blerë fruta, ndërsa pas pak kishte vërejtur vjedhjen e kuletës me 35 mijë franga zvicerane.
Sipas medieve shqiptare, kosovari që udhëtonte në Rrugën e Kombit ka ndaluar makinën në vendin e quajtur Fushë-Milot të rrethit të Kurbinit, në një zonë ku shiten pemë dhe perime në kioskat në anë të rrugës.
Pasi ka kryer blerjet, burri ka hipur në makinë dhe gjatë rrugës ka vërejtur se nuk e ka portofolin e gruas dhe një celular Iphone-5.
Pas debatit me shitësen, e dyshuar prej kosovarit për vjedhjen, ai ka njoftuar policinë, e cila, pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka arrestuar 49-vjeçaren Bukurije Zeneli, me banim në fshatin Shullaz, raportojnë mediat në Tiranë.
49-vjeçarja Zeneli nuk e ka pranuar vjedhjen, ndërkohë që policia vijon hetimet.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












