Integrimi
Arnold Gjergjaj nderohet me çmimin e integrimit
Ky çmim që mban emrin "Prattler Stern" jepet një herë në dy vite dhe ka vlerë monetare prej 10 mijë frangash
Arnold Gjergjaj, pas shumë trofeve në ring, së fundi ka marrë edhe një trofe tëe llojit tjetër. Komuna Pratteln në kantonin Baselland, në të cilën jeton boksieri i shquar, e ka nderuar atë me çmimin për integrim. Për rezultatet e tij të jashtëzakonshme dhe për integrimin e tij shembullor, atij i është dhuruar ylli i Prattelnit (Prattler Stern).
Ky çmim jepet një herë në dy vite dhe ka vlerë monetare prej 10 mijë frangash.
Boksieri 29 vjeçar, i njohur edhe si “Kobra”, ka ardhur në Zvicër si 14 vjeçar. Në karrierën e deritashme të boksit, si profesionist Arnold Gjergjaj ka një bilanc të jashtëzakonshëm: 24 luftëra, 24 fitore, shkruan sn.ch.
Por, krahas boksit ai është dalluar me angazhimin e tij për integrim. “Si 14 vjeçar kam ardhur nga Kosova në Pratteln, pa ditur asnjë fjalë gjermanisht. Dhe sot po nderohem. Është çmimi i parë që më është ndarë ndonjëherë këtu. Ky është një nderim i madh për mua”, ka thënë shqiptari nga Kosova.
Boksieri i cili ka ushtruar edhe me Vladimir Kliçkon, ka shtuar se po përpiqet t`i mësojë të rinjtë se me motivacion dhe me punë të rëndë mund t`i arrijnë qëllimet e tyre.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











