Lajme
Exit-Poll nxjerr Thaçin fitues
Një Exit-Poll që e ka bërë Instituti “Gani Bobi” prinë PDK e Hashim Thaçit me 33.1 për qind, pasur nga LDK e Isa Mustfës me 30.4 %. Rezultat e KQZ-së nesër
Në ora 19 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Kosovë, ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 43 për qind e kosovarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën për votim. Procesi ka ecur pa probleme të theksuara edhe pse u raportua se në disa vendvotime në komunën e Skënderajt, ka pasur mbushje të kutive.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka thotë se raportimet e OJQ-ve, se në Skenderaj po mbushen kutitë e votimeve, janë të pavërteta. “Me kënaqësi mund të them se deri më tani procesi ka shkuar shumë mirë, nuk kemi pasur ndonjë problem”, ka deklaruar ajo, duke ia lënën këtë çështje Prokurorisë së shtetit.
“Prokuroria do të del me një komunikatë, sepse asnjë nga ato vende të cilat janë përmendur nga DnV nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka pasur mbushje të kutive. Ky është konfirmimi zyrtar nga Policia”, ka thënë ajo.
Ndërsa sa i përket rezultateve ajo ka thënë se KQZ do t’i publikoj nesër. “Jo, rezultatet e kandidatëve kërkon më shumë kohë. Këto rezultate me siguri do ti kemi nesër”, ka deklaruar Daka.
Në anën tjetër një Exit-Poll që e ka bërë Instituti “Gani Bobi” prinë PDK e Hashim Thaçit me 33.1 për qind, pasur nga LDK e Isa Mustafës me 30.4 %. Sipas Exit-Poll,
AAK ka 9.1 për qind, Lëvizja Vetëvendosje 15. 2 për qind, AKR 3.8 % dhe NISMA 3.0 %.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale













