Lajme
Partia e Pacollit nuk e kalon pragun
Pacolli konsiderohet humbësi më i madh i zgjedhjeve të djeshme parlamentare, duke mbetur jashtë Kuvendit. Ai nuk arrit ta kaloj pragun zgjedhor
Partia që drejtohet nga afaristi, Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, prandaj sipas të gjitha gjasave do të mbetet jashtë Kuvendit. Pacolli konsiderohet humbësi më i madh i zgjedhjeve të djeshme parlamentare, pasi fillimisht kishte ambicie edhe për kryeministër të Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, AKR e Pacollit ka marrë vetëm 4.65 për qind të votave, duke mbetur jashtë pragut. Deri në certifikimin e zgjedhjeve kanë mbetur edhe disa vota pa numëruar, megjithatë gjasat që AKR ta kalojë pragun janë shumë të vogla.
Sipas KQZ-së, kanë mbetur pa u numëruar edhe votat me kusht, votat e diasporës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka thënë se sipas ligjit, për t’u përfaqësuar në Kuvend, subjekti politik duhet të fitojë të paktën 5 për qind të votave. Më përqindjen aktuale që ka AKR, ajo do të mbetet jashtë pragut.
Ndërsa rezultat pak më të mirë ka siguruar partia e re që hyri në këto zgjedhje, Nisma për Kosovën, që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Kjo parti ka siguruar 5.2 për qind të votave dhe ka siguruar hyrjen në Kuvend, e kushtimisht edhe në qeverisje në një koalicion me PDK-në.
Fatmir Limaj kryetar i kësaj partie në një konferencë për medie ka thënë se pas një punë kolosale qëllimi dhe objektivi i këtij subjekti është arritur.
“Gëzohem që në konferencën e parë për medie Nisna mund të thotë se në këto zgjedh ka arritur objektivat e saj. Falënderoj të gjithë anëtarët e simpatizantët dhe votuesit që e bënë të mundur këtë gjë”, ka thënë Limaj, duke mos e mohuar hyrjen në koalicion me PDK-në.
Kjo e fundit për herë të tretë ka fituar zgjedhjet në nivel të Kosovës, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi do të jetë mandatar për të formuar një qeverisje të re. PDK ka fituar 30 për qind të votave duke lënë mbrapa LDK-në e Isa Mustafës me 26 për qind.
Ndërsa fituese morale konsiderohet edhe Lëvizja Vetëvendosja e cila nga 12 për qind sa kishte si koalicion në zgjedhjet e kaluara, kësaj here e vetme fitoi rreth 14 për qind të votave. Ajo tashmë është partia e tretë në Kuvend, duke lënë pas AAK-në e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e cila mori rreth 10 për qind.
Ndërsa Lista Srpska që u mbështet nga Beogradi, fitoi rreth 3 për qind të votave, duke mbetur vetëm me deputetët që ua garanton Kushtetuta, 10 sosh.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












