Lajme
Arrestohen 64 aktivistë klimatikë, kishin bllokuar hyrjet e bankave UBS dhe CS
Demonstruesit në Cyrih dhe Bazel kishin kërkuar tërheqjen e menjëhershme të institucioneve financiare të Zvicrës nga tregtia me thëngjill, naftë dhe gaz
Policia ka thyer sot në Cyrih dhe në Bazel bllokadën që e kishin shkaktuar aktivistët në shenjë të mbrojtjes së klimës globale. Bëhet fjalë për rreth 120 aktivistë, të cilët kishin bllokuar hyrjet e dy bankave më të mëdha të Zvicrës, UBS dhe CS (Credit Suisse).
Në bllokadën e bërë në hyrjen e selisë kryesore të bankës Credit Suisse në Cyrih, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA kanë qenë të përfshirë rreth 70 aktivistë. Policia thotë se me rastin e shpërthimit të bllokadës ka arrestuar 64 persona, transmeton albinfo.ch.
Në Bazel, hyrje e ndërtesës së bankës UBS e kishin bllokuar rreth 50 aktivistë.
Sipas organizatës “Collective Climate Justice”, demonstruesit në Cyrih dhe Bazel kishin kërkuar tërheqjen e menjëhershme të institucioneve financiare të Zvicrës nga tregtia me thëngjill, naftë dhe gaz. Ata kanë fajësuar bankat e mëdha se po financojnë aksionet që dëmtojnë klimën.
Personeli i sigurisë në hyrje të selive të bankave të përmendura është befasuar sot në orën 6 e 45 të mëngjesit nga aktivistët klimatikë, përcjell albinfo.ch. Por, këta kanë qenë paqësorë. Vetëm kanë bllokuar hyrjet, duke u ulur aty dhe duke vendosur biçikleta dhe saksi me lule.
E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët











