E-Diaspora
Nderohet sot në Vjenë atdhetari dhe studiuesi, Prof. Dr. Skënder Gashi
Sonte në Vjenë mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe LDK-së, Prof. Dr. Skender Gashi
Sot, e premte, më 12 korrik 2019, në orën 19:00 në Vjenë mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe LDK-së, Prof. Dr. Skender Gashi.
Dr. Gashi ka ndërruar jetë në qytetin e Vjenës, ku edhe kishte jetuar së fundmi.
Dr. Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, magjistraturën në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri.
Gashi ishte udhëheqës i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.
I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës.
Ishte themelues, udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.
Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesor të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.
Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.
Kjo mbledhje komemorative organizohet nga aktivistët e LDK-së në Vjenë, me ç`rast në orën 20:00 do të mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Austri, ku do të zgjedhet Kryesia e re.
Ftohen të gjithë anëtarët e LDK-së nga të gjitha nëndegët të marrin pjesë në këtë takim, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së për Austri.
Adresa: Alaudagasse 2, 1100 Wien. Hotel & Restaurant Primus.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër











