Bota
Pse temperaturat gjatë verës janë më të larta se më parë
Moti gjatë verës po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe i padurueshëm: Dallgë të gjata të nxehti që ndërpriten në mënyrë të papritur me stuhi të dhunshme.
Po ku ka përfunduar vera e dikurshme e mirë mesdhetare që garantonte temperature maksimale 30 gradë dhe reshje mjaftueshmërisht frekuente?
Shkak është ndryshimi i roleve mes dy figurave që dominojnë motin tonë, anticiklonin e azoreve dhe atë afrikan.
Krahasuar me verën e viteve 70-80 dhe të 2000, në periudhën e parë ishte i zakonshëm zgjerimi drejt jugut i anticiklonit azorian, ndërsa në të dytën është gjithnjë e më e zakonshme ringjitja drejt veriut e atij afrikan, transmeton Scan.
Deri në vitet ’80 ishte më e zakonshme i pari, ndërsa dallgët e të nxehtit të diktuara nga ai afrikan ishin më pak të zakonshme, për të mos thënë të pamundura, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe ndodh pas viteve 2000, ku anticikloni i azoreve është gjithnjë e më pak i pranishëm dhe në vend të tij është gjithnjë e më i pranishëm ai afrikan, që sjell masa ajri ekstremisht të nxehta.
Dhe, pikërisht me ardhjen e shfryrjeve të ajrit të freskët atlantik ose të Europës veriore, ndodhin katastrofa që kronikat e motit të këtyre ditëve po i tregojnë.
Për fat të keq, në vitet e ardhshme tendenca është ajo e të pasurit gjithnjë e më shumë verë më të nxehtë, të karakterizuara nga prania e anticiklonit subtropikal.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












