Lajme
Zvicra po shqyrton mbylljen e disa qendrave të azilit
Në kohën e kulmit të krizës së refugjatëve, në vitin 2015 kishte afër 40.000 kërkesa të regjistruara azili, ndërsa në vitin 2018 ishin vetëm 15.000 sosh
Nga shkaku i numrit në rënie të kërkesave për azil në Zvicër, Qeveria Federale është duke shqyrtuar nëse kapacitetet në dispozicion duhet të përshtaten me këtë trend, gjegjësisht të zvogëlohen ose jo.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) e ka konfirmuar një lajm me këtë përmbajtje që e kishte publikuar gazeta Aaraguer Zeitung. Do të shqyrtohet po ashtu nëse azilkërkuesit e refuzuar mund të dëbohen në mënyrë më efikase dhe nëse fare ka nevojë të vazhdohet kërkimi i lokacioneve të tjera për qendra të reja federale të azilit, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht qendrat federale të azilit disponojnë me më shumë se 4000 shtretër, ndërsa në fund të qershorit, ishin të shfrytëzuar më pak se gjysma e tyre. Ndërkaq planet e federatës parashohin rritjen e këtij kapaciteti deri në 5000 shtretër.
Lidhur me ecurinë e mëtejshme në këtë drejtim, ministrja që e mbulon këtë sektor, Karin Keller-Sutter do të vendosë në muajin shtator, përcjell albinfo.ch. Deri atëherë do të shqyrtohen edhe masat për shpejtimin e përpunimit të lëndëve të azilit, thonë në SEM.
Në Zvicër, në kohën e kulmit të krizës së refugjatëve, në vitin 2015 kishte afër 40.000 kërkesa të regjistruara azili, ndërsa në vitin 2018 ishin vetëm 15.000 sosh
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











