Muzikë
“Za Fest”, aty ku muzika dhe natyra bëhen bashkë në Thethin magjik
Festivali “Za Fest” që i kushtohet trashëgimisë së Alpeve Shqiptare, këtë vit do të mbahet më datat 2, 3 dhe 4 gusht në Theth, përcjell albinfo.ch.
Si edhe herave të tjera, festivali pritet të sjellë muzikë e rrëfenja nën hijen e malit.
Artistë shqiptarë dhe të huaj, do të kujdesen që pjesëmarrësve t’u ofrojnë tri netë të paharruara.
Në këtë edicion, do të marrin pjesë Elina Duni, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Agona Shporta dhe Don’t listen to your Neighbors.
“Gjithashtu aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, art session, tregime & legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Zâ Fest” ju presin në tre ditë të paharruara në Theth!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Ky është edicioni i tretë i këtij festivali.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë














