Bota
Gjermania “heziton” që t’i bashkohet SHBA-së për patrullime detare afër Iranit
Gjermania “heziton” që t’i bashkohet një misioni mbikëqyrës detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit, mirëpo do të konsiderojë mundësinë e pjesëmarrjes në ndonjë mision evropian, ka thënë Qeveria e kancelares, Angela Merkel.
Qeveria i është përgjigjur propozimit të Uashingtonit të bërë një ditë më parë, për të “ndihmuar në sigurimin” e linjës më të ngarkuar detare për transportim të naftës, si dhe për të “luftuar agresionin iranian”.
Ky propozim ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit.
Zëdhënësja qeveritare, Ulrike Demmer ka thënë se Berlini ka vazhduar përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet që janë rritur prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
“Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën e diplomacisë, të bisedojmë me Iranin”, ka thënë Demmer.
“Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar së fundmi konceptin e tyre për mision mbikëqyrës në Gjirin Persik bashkë me disa aleatë, duke përfshirë Gjermaninë. Qeveria gjermane është hezituese ndaj propozimit konkret amerikan dhe deri më tani nuk ka kontribuuar, pasi qasja jonë ndaj Iranit është dukshëm ndryshe prej asaj politikës amerikane”, ka thënë ajo.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë më 31 korrik se Gjermania nuk do të marrë pjesë në nismën amerikane.
“Gjermania nuk do të marrë pjesë në mision detar të prezantuar dhe planifikuar nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Maas gjatë një vizite në Poloni, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













