Të tjera
20 mijë shqiptarë hyjnë në Itali me të drejtë leje qëndrimi
6% për motive punësimi e 23% për motive studimi
20 mijë shqiptarë kanë hyrë së fundmi në Itali, duke u pajisur me leje të rregullt qëndrim. Mbi 69 % e tyre kanë kërkuar bashkim familjar, mbi 6% për motive punësimi e mbi 23 % për motive studimi, shëndetësore etj.
Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar raportin me të dhënat e fundit zyrtare mbi karakteristikat e shtetasve të huaj në sistemin italian të punës, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht në Itali jetojnë 5 milionë e 144 mijë shtetas të huaj, e 440 mijë janë shqiptarë. Ata renditen të dytit në numër pas komunitetit të emigrantëve rumunë që janë mbi 1 milion e 190 mijë.
Statistikat zyrtare të raportit ministerial të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit e të Politikave të Integrimit informojnë se ka një rritje të numrit të lëshimit të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj që kërkojnë të jetojnë në Itali.
Kërkesat e shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me dokumente të rregullta janë rritur me 7.8 % në krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave të fundit janë 20 013 shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi, 69.8% e tyre për motive familjare (bashkim familjar). 6.3% për motive punësimi e 23.9 % për motive të tjera (studimi, mjekësor etj).
Sa i takon pjesëmarrjes së shtetasve të huaj në sistemin italian të punës, Raporti i Ministrisë së Punës dokumenton se është rritur numri i shtetasve të huaj komunitarë e ekstrakomunitarë të punësuar.
Rreth 54% e emigrantëve shqiptarë në Itali janë të punësuar.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














