Kosova
Edhe mërgimtarët i bashkohen protestës në Shtime
Kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj
Në Shtime edhe sot po protestohet para Gjykatës në shenjë pakënaqësi ndaj vendimit për paraburgim të pronarëve që para disa ditësh shtëpitë e tyre u grabitën nga hajnat, ku njëri mbeti i vdekur, përcjell albinfo.ch.
“Sot më 09.08.2019, në ora 11:00 para Gjykatës në Ferizaj vazhdojmë protestën kundër vendimit të Gjykatës që burgosi pronarët e shtëpisë, ku natë më parë u grabitën dhe u plagosën nga grabitësit. Hajni si pasojë e përleshjes mori plagë dhe ndërroj jetë, ne si familjarë ndjejmë keqardhje, por Nuhi Ndrecaj ka reaguar në vetëmbrojtje”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj, derisa kanë kërkuar edhe mërgimtarët t’i bashkëngjiten, transmeton albinfo.ch.
“Ne kërkojmë nga Gjykata që t’i lirojë vëllezërit Ndrecaj menjëherë dhe të koncentrohet në kapjen e hajnave të tjerë që ende janë në liri dhe ku qytetarët, e posaçërisht mërgimtarët po rrezikohen gjatë pushimeve në shtëpinë e tyre”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













