Shqipëria
“Air Albania” ul temperaturat, nisin efektet në fluturimet shqiptare
Air Albania nga tetori deri në shkur me ulje të çmimeve
Kushdo që do të udhëtojë me “Air Albania” nga muaji tetor deri në shkurt, do të ketë ulje por jo vetëm. Do të keni mundësi të bëni udhëtime komode, me standarde e kushte më se optimale drejt disa destinacioneve.
Asnjëherë më parë nuk ka pasur ofertë të tillë uljeje në çmime, plot 5 muaj rresht, përcjell albinfo.ch.
Në ofertë përfshihet udhëtimi komod, vizita e vendeve të mrekullueshme dhe shërbime fantastike.
Udhëtimet nisin me Italinë në fillim-vjeshtë, me tri destinacione në Romë, Milano e Bolonja.
Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, edhe “Migjeni” do të fluturojë në fillim vjeshte drejt Italisë me shërbime të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve.
Edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillim-vjeshtë drejt Italisë Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë”.
Ndërkaq, “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, kurse do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë”.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














