Kosova
Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit
Amerika kërkon marrveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë
Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës së Serbisë në arenën ndërkombëtare.
E lidhur me këtë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve të 90-ta.
Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.
“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatatat e mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Tëitter.
Ndaj kërkesës së QUINT-it ka reaguar dje edhe Qeveria e Kosovës.
Nga zyra e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj kanë thënë për lajmi.net se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e veta për taksën dhe dialogun përcjell Albinfo.ch.
Tweet
Artikull i sponsoruar
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












