Bota
Pas lirimit të Tomor Morinës, reagon ministrja serbe e drejtësisë
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq e ka quajtur turp vendimin për lirimin e Tomor Morinës.
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim të Tomor Morinës në Serbi, ka treguar se edhe njëherë politika doli mbi ligjin dhe drejtësinë, përcjell agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
“Është një turp për të drejtën ndërkombëtare, por është një goditje akoma më e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilët me dekada presin drejtësi për të dashurit e tyre. Megjithëse të gjitha provat e nevojshme u janë dhënë autoriteteve të Maqedonisë Veriore, vendimi është marrë në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Drejtësisë, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Kuburoviqi ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i autorëve të akteve më të rënda kundër njerëzimit, pavarësisht origjinës apo përkatësisë së tyre etnike, “sepse këtë ua kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre”.
Gjykata Supreme e Maqedonisë së veriut ka vendosur sot se ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.
Kjo Gjykatë ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale në Shkup.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Tomor Morina ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar të Bllacës mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut më 24 korrik. Ndalimi i tij erdhi si pasojë e një fletëarresti të Interpolit, me kërkesë të Serbisë.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave











