Bota
Shpëtoi 233 jetë: Kush ishte Damir Yusupov, një pilot rus, i shpallur hero
Avioni u nis nga Moska për në Simferopol, por një tufë zogjsh që u përplas me të, e çoi drejt një uljeje të detyruar në një fushë me misër
Media botërore raportoi për uljen dramatike të Airbus A321 të kompanisë ajrore ruse Ural Airlines, ku fati qe me ata dhjetëra pasagjerë, të cilët, edhe pse u ballafaquan me një realitet në kufirin e fundit mes jetës e vdekjes, kjo e dyta nuk i kapi dot. Avioni u nis nga Moska për në Simferopol, por një tufë zogjsh që u përplas me të, e çoi drejt një uljeje të detyruar në një fushë me misër. Ulja u vlerësua si mjeshtërore.
Asnjë nga 226 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos apo u lëndua, megjithëse disa kërkuan kujdes mjekësor.
E gjitha i është dedikuar shkathtësisë së pilotit Damir Jusupov, i cili ka ngjallur admirim në gjithë Rusinë për shpëtimin e atyre jetëve njerëzore që ndodheshin brenda. Svetlana Babin dëshmoi që pasagjerët e duartrokitën atë, dhe kryeministri rus Dimitry Medvedev shpalli çmim shtetëror për Jusupovin dhe bashkëpilotin George Murzin.
Kështu që Damir Yusupov u bë një hero i Rusisë dhe mediat u përpoqën të zbulojnë më shumë rreth tij.
E përditshmja Moskovskij Komsomolets shpalosi karakterin dhe punën e Damir Jusupovit përmes dëshmive të miqve të tij.
Ata që e njohin Damir Jusupov, kapitenin i aeroplanit Airbus A321, flasin me një zë: ajo çfarë ndodhi, aftësia dhe zhdërvjelltësia e tij, është plotësisht në përputhje me karakterin e tij, citoi gazeta miqtë e tij, duke shtuar detaje:
Para se të bëhej pilot, Damir punoi si avokat dhe jetoi në Sizran, në rajonin e Samarës. Rinat Sharafutdinov, miku dhe kolegu i Damirit, tha se ishte një njeri familjar me vlera të larta, një besimtar mysliman siç i takon në cilësi e virtyte.
“Damir Jusupov punoi si avokat, dhe për shumë vite ai ishte nënkryetari i një shoqërie për autonominë kulturore kombëtare tatare të rrethit të qytetit Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov, i cili e pasoi atë në post.
Sizran është një qytet me rreth 170 mijë banorë. Shumë e njohin mirë Damirin. Ai është një personi i besueshëm, fisnik dhe i sinqertë. Njeriu mund të mbështetet tek ai në gjithçka. Përgjithësisht, një mysliman i vërtetë – shkruan Moskovskij Komsomolets.
Damir është një njeri me intelekt të shkëlqyeshëm por i qetë. Askush nuk e kujton që ai t’i ketë ngritur zërin dikujt – thonë të njohurit e tij. E nga ana tjetër, te ky 41-vjeçar pati një forcë të jashtëzakonshme të brendshme, gjë që e çoi drejt një veprim heroik.
Nga ditët e djalërisë ai ëndërronte për qiellin, sepse babai i tij ishte gjithashtu një pilot që fluturonte me një helikopter Mi-8. Sidoqoftë, në moshë të re ai nuk iu nënshtrua provimit mjekësor për një pilot, kështu që u diplomua në shkollën e drejtësisë, duke punuar si avokat për shumë vite.
Ai e arriti ëndrrën e tij në moshën e rritur: Në vitin 2013, ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Aviacionit Civil të Shën Peterburgut, dhe menjëherë pas diplomimit, nisi punë në Ural Airlines.
“Meqenëse Damir është besimtar mysliman, komunikuam me njëri-tjetrin disa ditë më parë, duke u uruar për Kurban-Bajram. Megjithëse u transferua në Urale për shkak të punës së tij, ai shpesh vinte në Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














