Bota
Macron dhe Putin takohen sot në Francë
Presidenti i Francës do ta presë homologun e tij rus
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta presë sot në shtetin e vet homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ata pritet të diskutojnë kryesisht për bisedimet e paqes mes forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Macron, i cili ka zhvilluar bisedime me Putinin në Pallatin e Versajës, afër Parisit, në vitin 2017, kësaj radhe do të takohet me presidentin rus në një vend tjetër, në fshatin Bormes-les-Mimosas.
Dy presidentët gjithashtu pritet të diskutojnë për tensionet lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe konfliktin në Siri.
Takimi i tyre vjen pas kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ndaj presidentit rus për të ofruar ndihmë në zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, ku luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve i kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima nga prilli i vitit 2014.
Zyrtari rus për politikë të jashtme, Yury Ushakov, tha se dialogu mes Moskës dhe Parisit është shpeshtuar në muajt e fundit dhe se vizita e Putinit në Francë është vazhdim logjik i kontakteve të tij me Macronin.
Rusia e ka aneksuar rajonin e Krimesë në mars të vitit 2014. Pak kohë më pas, Moska filloi t’i përkrahë separatistët edhe në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, shkruan “Free Europe”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze














