Bota
19 Gushti shënon Ditën Botërore Humanitare
Kjo ditë u kremtua për herë të parë që para 10 vjetëve, në vitin 2009, e "frymëzuar" nga vdekja tragjike e 22 punonjësve në Bagdad në vitin 2003, kur një person vetëvrasës sulmoi kompleksin e OKB-së atje, përcjell albinfo.ch
Kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë.
Sipas Organizatës për Iniciativën e Zhvillimit, më shumë se 201 milionë njerëz në 134 vende të botës kanë nevojë emergjente për mbijetesë.
Rreth dy miliardë njerëz jetojnë me një mesatare prej 3.2 dollarë në ditë. Ndërsa me një të ardhur prej 1.9 dollarësh, jetojnë 753 milionë njerëz në botë.
Në vitin 2009, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi 19 gushtin si Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare.
Duke përkujtuar se gratë humane kushtojnë jetën e tyre për të ndihmuar njerëzit e prekur nga krizat, OKB thotë se sivjet kjo ditë do t’iu kushtohet heronjve të panjohur, të cilët punojnë në disa nga terrene më të vështira, duke filluar nga lufta në Afganistan e deri te siguria ushqimore në Sahel, tek ata që kanë humbur shtëpi dhe mjete jetese në vende si Republika Qendrore e Afrikës, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze














