Shqipëria
Amerikani që zgjodhi të jetojë në Shqipëri
Në qytetin e Belshit numri i të larguarve është rritur nga viti në vit, dhe qëllim mbetet edhe për të rinjtë e tjerë
“Një jetë larg Shqipërisë”, është ëndrra e shumë të rinjve, që emigracionin e shohin të vetmen zgjidhje të problemeve të tyre. Në qytetin e Belshit numri i të larguarve është rritur nga viti në vit, dhe qëllim mbetet edhe për të rinjtë e tjerë.
“Do të iki nga Belshi, nuk jetohet këtu”.
“Nuk ka as të ardhura, as punë, do të largohem”.
“Nuk mendoj të jetoj këtu”.
Po ky nuk është rasti i Charlit, 23-vjeçarit nga Bostoni, që larg Amerikës zgjodhi Shqipërinë për të punuar.
Si pjesë e Korpusit të Paqes, Charli aplikoi fillimisht të vinte në Shqipëri dhe prej muajit prill punon si mësues i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Halit Uruçi” të Belshit.
“Do të jem në Belsh për 2 vjet, më parë kam jetuar në Librazhd. Fillimisht kisha kureshtje për rajonin e Balkanit, kulturën dhe historinë. Nuk e dija se çfarë më priste në Shqipëri, kisha pare vetëm disa foto në internet. Tani ndihem si në shtëpi, njerëzit janë kaq miqësorë, kështu që nuk ishte e vështirë të integrohesha”.
Të rinjtë shqiptarë i vlerëson për zgjuarsinë dhe këmbënguljen, megjithatë emigracionin e quan jo një zgjidhje për ta.
“Fëmijëve duhet t’u bëhet e qartë që kur janë të vegjël se mund të jenë të suksesshëm dhe të kenë një karrierë të pasur edhe në Shqipëri, jo vetëm larg saj. Ky vend është i bukur dhe i pasur, duhet investim, ndërsa të rinjtë duhen motivuar”.
Ashtu si Charli, janë mbi 14 mijë të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shqipëri. Sipas INSTAT, 14.162 të huaj morën leje qëndrimi në Shqipëri gjatë 2018-ës, duke shënuar një rritje me me 9,7 %, krahasuar më 2017, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













