Shqipëria
Shqipëria renditet si vend i bukur dhe i lirë për pushime
Një raport i ri i bërë nga “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb” ka zbuluar se një numër i qyteteve pak të njohura evropiane po tregojnë se kanë kërkesa më të mëdha sa i takon akomodimit.
Sipas gazetës britanike “Standard” në të cilën përmenden raportet, të dhënat kanë përfshirë 12 muajt e fundit ndërsa listën e kryeson Lviv në Ukrainë, e mas saj vjen Tirana si një nga qytetet më të mira dhe më të lira ku mund të pushosh në Evropë, përcjell Albinfo.ch.
Në listën e publikuar me 10 vendet më të lira dhe më të mira për të pushuar renditen edhe Katovica e cila gjendet në Poloni, Kosice në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalja në Turqi, dhe Bari në Itali, ndërsa tre vendet të cilat e përmbyllin këtë listë janë, Moska, Lisboa dhe Alkmaar.
Më poshtë mund të gjeni listën me 10 qytetet më të preferuara dhe çmimet për dy persona për një fundjavë:
- Lviv, Ukrainë – £137.42
- Tiranë, Shqipëri – £153.43
- Katovicë, Poloni – £191.72
- Kosice, Sllovaki – £195.52
- Kaunas, Lituani – £236.79
- Antalja, Turqi – £245.57
- Bari, Itali – £294.38
- Moskë, Rusi – £336.26
- Lisbonë, Portugali – £378.12
- Alkmaar, Holandë – £409.69
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














